Ndërlidhjet

Mustafa: Dallimet dhe mosmarrëveshjet të kthehen në ura bashkëpunimi


Kryeministrat e vendeve të rajonit
Kryeministrat e vendeve të rajonit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik të Vjenës, që po zhvillon punimet në Tiranë, ka deklaruar se “dallimet dhe mosmarrëveshjet duhet të kthehen në ura bashkëpunimi pasi që synim i përbashkët është integrimi në BE”.

Kryeministri Mustafa ka theksuar se vendet e rajonit kanë nevojë për përkrahje, sidomos disa nga vendet që e kanë filluar më vonë procesin e tranzicionit, dhe se duhet të ecin me hapa më të shpejtë për t’u përafruar me vendet e BE-së.

Mustafa ka theksuar nevojën e rritjes së bashkëpunimit edhe në aspekte tjera që do ta përafronin tregjet dhe që rajoni të shndërrohet në destinacion të bizneseve të Evropës perëndimore e të vlerësohen alternativat për turizëm të përbashkët.

Kryeministri Isa Mustafa ka shprehur besimin e fuqishëm se rajoni ka nevojë për një bashkëpunim të ngushtë dhe më të theksuar në të gjitha sferat, duke siguruar se Kosova do të marrë të gjitha masat e nevojshme që të sigurojë infrastrukturën e nevojshme për të inkurajuar zhvillimin ekonomik të vendit.

Në këtë forum të nivelit të lartë, po marrin pjesë kryeministrat e vendeve të rajonit, liderë të vendeve të BE-së, udhëheqës të lartë të Bashkimit Evropian si dhe personalitete të shquara evropiane dhe më gjerë.

XS
SM
MD
LG