Ndërlidhjet

Taxhikistan: Komandanti i policisë i bashkohet IS-it


Gulmurod Halimov
Gulmurod Halimov

Një komandant i lartë i policisë në Taxhikistan, për të cilin është thënë se është zhdukurmë 23 prill, është rishfaqur në internet, duke thënë se i është bashkuar grupit militant Shteti Islamik, për të protestuar kufizimet zyrtare ndaj riteve fetare në vend.

Në një video të postuar në Youtube, koloneli Gulmurod Halimov, komandant I Njësiteve Speciale të Ministrisë së Brendshme në Taxhikistan, ka veçuar kufizimet për veshjet islamike dhe lutjet publike, si arsye për radikalizimin e tij.

Halimov, baba i tetë fëmijëve, thotë se migrantët taxhikë duhet të ndalen “së shërbyeri të pabesët” në Rusi dhe t’i bashkohen IS-it në Siri dhe Irak, me qëllim që të vendosen ligjet e Shariatit në vendet tjera, përfshirë këtu edhe Taxhikistanin.

Në video deklatatën e tij, të bërë kryesisht në gjuhën ruse, Halimov e quan demokracinë “besim të të pabesëve”, amerikanët i quan “derra” dhe është kërcënuar me "vrasjen e të gjithëve".

Videoja 12 minutëshe është hequr nga Youtube më 27 maj. Vërtetësia e saj nuk është konfirmuar ende dhe nuk është e qartë ku është xhiruar.

XS
SM
MD
LG