Ndërlidhjet

Zarif, optimist për marrëveshjen bërthamore


Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka thënë se shpreson që Teherani dhe fuqitë botërore të arrijnë marrëveshjen përfundimtare bërthamore “brenda një periudhe të arsyeshme kohore”, por ka paralajmëruar kundër “kërkesave shtesë” për Iranin.

Zarif i ka bërë këto komente në Athinë.

Shtetet e Bashkuara, Rusia, Britania, Kina, Franca dhe Gjermania kanë arritur marrëveshjen kornizë me Iranin më 2 prill, por shumë çështje vazhdojnë të mbesin të pazgjidhura.

Palët kanë caktuar 30 qershorin si afat të fundit për marrëveshjen finale, në bazë të së cilës Irani do të frenonte aktivitetin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Zarif do të takojë më 30 maj në Gjenevë sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry.

XS
SM
MD
LG