Ndërlidhjet

logo-print

Bizneset familjare ekspozojnë prodhimet e tyre


Ilustrim

Ilustrim

Në përpjekje për të promovuar zhvillimin socio-ekonomik të komuniteteve pakicë në Kosovë, një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian ka organizuar një panair biznesi, i cili u ofron anëtarëve të komuniteteve mundësi për t’i prezantuar punimet dhe produktet e tyre, si dhe për të gjetur lidhje dhe rrjete të reja tregu.

Zyra e Bashkimit Evropina në Kosovë, përmes një komunikate për media, ka shpjeguar se kjo ngjarje ka shënuar fundin e programit, i cili ka mbështetur 233 biznese familjare të vogla dhe të mesme dhe 84 projekte për zhvillimin e komuniteteve, dhe si rezultat ka krijuar më shumë se 830 vende të reja pune në zonat e minoriteteve gjatë tre vjetëve të kaluar.

Ky projekt, theksohet në komunikatë, është pjesë e programit, i cili ka nisur në vitin 2002 dhe që atëherë ka mbështetur mbi 2,100 biznese familjare, duke krijuar kështu më shumë se 8,000 vende pune në zonat jo të favorizuara të minoriteteve.

XS
SM
MD
LG