Ndërlidhjet

Iraku zhvarros 470 të vrarë pranë Tikritit


Tikrit - foto arkivi

Tikrit - foto arkivi

Autoritetet e Irakut kanë thënë se kanë zhvarrosur eshtrat e 470 njerëzve, që besohet se janë vrarë nga militantët e Shtetit Islamik (IS), pranë qytetit Tikrit, vitin e kaluar.

Shefi i morgut kryesor të Bagdadit, Ziad al-Abbas, ka thënë se mbetjet trupore janë nga katër varre, përfshirë një që ka pasur 400 trupa.

Ministri i Shëndetësisë, Adila Hammoud, ka thënë se lista e parë e të identifikuarve do të bëhet publike javën e ardhshme.

Militantët e Shtetit Islamik kanë kapur 1,700 ushtarë nga një kamp në periferi të Tikritit, qershorin e kaluar.

Grupi ekstremist ka thënë se i ka vrarë trupat dhe ka postuar fotografi të ekzekutimeve në mediat sociale.

Trupat qeveritare dhe forcat aleate kanë rikthyer kontrollin e Tikritit nga militantët rreth dy muaj më parë.

XS
SM
MD
LG