Ndërlidhjet

Putin i bën sekret shtetëror vdekjet e ushtarëve


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret që i bën vdekjet e trupave ruse në kohë paqeje sekret shtetëror.

Amendamenti ndalon informacionet për vdekjet e forcave ruse “gjatë operacioneve speciale” në kohë paqeje.

Kremlini ka mohuar vazhdimisht se dërgon trupa të rregullta në lindje të Ukrainës dhe se i armatos rebelët atje.

Por, një raport i ri i Këshillit Atlantik të Shteteve të Bashkuara, i publikuar sot, thotë se Rusia ka përdorur kampet trajnuese pranë kufirit si “pika për nisjen e luftës së Rusisë në Ukrainë”.

XS
SM
MD
LG