Ndërlidhjet

Papa fiton bluzën e përfaqësueses kroate të futbollit


Papa Françesku

Papa Françesku

Presientja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, ka takuar sot në Vatikan Papa Françeskun, të cilit i ka dhuruar bluzën e përfaqësueses kroate të futbollit.

Bluza ka të shkruar emrin e Papës dhe numrin nëntë, i cili tradicionalisht u takon lojtarëve më të mirë.

Grabar Kitaroviq ka ftuar kreun e Kishën Katolike që të vizitojë Kroacinë.

Papa Françesku do të vizitojë Sarajevën më 6 qershor, ndërsa vitin e kaluar ka qëndruar edhe në Tiranë.

XS
SM
MD
LG