Ndërlidhjet

logo-print

Kryeprokurori Lumezi takoi shefin e EULEX-it


Prishtinë

Prishtinë

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim shefin e misionit të EULEX-it, Gabriele Meucci.

Në këtë takim, Lumezi ka theksuar se sfidë kryesore e Prokurorit të Shtetit mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve të luftës dhe sigurimi i kushteve adekuate për funksionimin sa më të mirë të këtij sistemi.

Dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar bashkëpunimin që ekziston në mes prokurorëve vendës dhe atyre të misionit EULEX.

Lumezi është zgjedhur Kryeprokuror i Shtetit muajin e kaluar.

XS
SM
MD
LG