Ndërlidhjet

REL, Youtube etj. bllokohen në Taxhikistan


Pamje e ueb-faqes së shërbimit taxhik të Radios Evropa e Lirë - foto arkivi

Pamje e ueb-faqes së shërbimit taxhik të Radios Evropa e Lirë - foto arkivi

Ueb-faqet në gjuhën taxhike dhe ruse të Radios Evropa e Lirë, ashtu si edhe YouTube dhe disa rrjete sociale ruse kanë qenë të paarritshme të enjten në Taxhikistan.

Ofruesit e internetit Vavilon, Indigo, TajikTeleCom dhe Megafon janë ankuar se nuk kanë qenë në gjendje të lidhen me ueb-faqet në fjalë.

Shefi i Shoqatës së Ofruesve të Internetit në Taxhikistan, Asomuddin Atoev, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se qasja në faqet e internetit është bllokuar me urdhër të Shërbimit Shtetëror të Komunikimeve.

Atoev ka thënë se raportet për komandantin policor të Taxhikistanit, i cili i është bashkuar grupit ekstremist të Shtetit Islamik, qëndrojnë prapa urdhërit.

“Kjo nuk është mënyrë për të zgjidhur problemin. Kjo është shkelje e të drejtave të përdoruesve të internetit, për të marrë informacione”, ka thënë Atoev.

XS
SM
MD
LG