Ndërlidhjet

Putin ka takuar ish-presidentin e Francës


Ilustim
Ilustim

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është takuar me ish-presidentin francez Valeri Zhiskar d'Esten në Moskë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar për gazetarët para takimit se Putin, do të ketë një "lloj takim privat", me ish- presidentin francez në Kremlin për të "ruajtur marrëdhëniet konvencionale".

Franca është udhëhequr nga Valeri Zhiskar d'Esten nga viti 1974 deri në vitin 1981.

Ish-presidenti ka qenë kritik i politikave të SHBA-së në lidhje me Rusinë dhe ka bërë deklarata në mbështetje të aneksimit të paligjshëm të gadishullit të Krimesë në Ukrainë nga Moska.

XS
SM
MD
LG