Ndërlidhjet

Përfundon protesta kundër Gjykatës Speciale


Ilustrim
Ilustrim

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, menjëherë pas konfirmimit të shtyrjes së seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritej votimi për themelimin e Gjykatës së Posaçme për Krime Lufte, kanë përmbyllur protestën.

Protestuesit kanë kërkuar nga deputetët e Kosovës që të mos votohet kjo gjykatë, pasi, sipas tyre, ajo njollos luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protesta ishte organizuar për të kundërshtuar votimin e amendamenteve kushtetuese për krijimin e Gjykatës Speciale, e po ashtu edhe kundër dënimit të Grupit të Drenicës.

XS
SM
MD
LG