Ndërlidhjet

Lirohet pengu nga Gjermania, i rrëmbyer në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim

Një punëtor i ndihmës gjermane i rrëmbyer në Afganistan në muajin e kaluar është liruar.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë, duke mos dashur që të zbulojë identitetin e të liruarit, tha se ai është në konsullatën gjermane në qytetin verior afgan Mazar-e Sharif.

Ministria ka treguar se personi i kidnapuar ishte rrëmbyer në provincën Kunduz në mes të muajit prill, deri sa kishte hypur në një taksi.

Sipas ministrisë, ky rrëmbim ishte mbajtur i heshtur nga zyrtarët gjermanë në përpjekje për të siguruar lirimin e tij.

Zëdhënësi i guvernatorit të provincës Kunduz, Abdul Wadood Wahidi, tha se shtetasi gjerman u shpëtua nga forcat lokale të sigurisë në rrethinen e Charhar Dara.

Personi i kidnapuar thuhet se kishte punuar për Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG