Ndërlidhjet

Kinë: Ekzekutohet mësuesi që përdhunoi fëmijë


Ilsutrim

Ilsutrim

Gjykata e Lartë në Kinë ka thënë se ka ekzekutuar një mësues të shkollës fillore, i cili është gjetur fajtor për përdhunim apo abuzim seksual të 26 fëmijëve.

Li Jishun i ka kryer krimet në periudhën 2011-2012, derisa ka dhënë mësim në një shkollë fshati në provincën Gansu.

Në një deklaratë të gjykatës thuhet se Li ka përdhunuar fëmijë nga mosha 4 deri në 11 vjeç.

Thuhet se viteve të fundit në Kinë janë regjistuar mbi 7,000 raste të abuzimit seksual të fëmijëve dhe se ky trend është në rritje.

XS
SM
MD
LG