Ndërlidhjet

IS merr përgjegjësinë për sulmet në Bagdad


Bagdad, 29 maj 2015.

Bagdad, 29 maj 2015.

Grupi militant i Shtetit Islamik (IS) ka marrë përgjegjësinë për sulmet me makina bomba pranë dy hoteleve në Bagdad.

Zyrtarët irakianë kanë thënë se sulmet kanë pasur në shënjestër hotelet Ishtar dhe Babylon, të enjten vonë, duke vrarë së paku 10 njerëz dhe plagosur dhjetëra.

Militantët e IS-it, të cilët kanë uzurpuar pjesë të mëdha të territorit në veri dhe perëndim të Bagdadit, kanë intensifikuar sulmet në kryeqytetin irakian.

Në vitin 2010, hotelet e njëjta kanë qenë cak i sulmeve me bomba që kanë vrarë mbi 30 njerëz.

XS
SM
MD
LG