Ndërlidhjet

SHBA heq Kubën nga lista terroriste


Castro dhe Obama
Castro dhe Obama

Shtetet e Bashkuara kanë hequr Kubën nga lista e shteteve që mbështesin terrorizmin, ka njoftuar Departamenti amerikan i Shtetit.

Ky hap është pjesë e procesit për normalizimin e marrëdhënieve midis dy armiqve të Luftës së Ftohtë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe ai i Kubës, Raul Castro, i kanë hapur derën normalizimit të marrëdhënieve në dhjetor të vitit 2014, me një shkëmbim të të burgosurve.

Embargoja tregtare e SHBA-së ndaj vendit komunist mbetet dhe mund të hiqet vetëm me vendim të Kongresit.

XS
SM
MD
LG