Ndërlidhjet

Votimi në FIFA shkon në rreth të dytë


Cyrih, 29 maj 2015.

Cyrih, 29 maj 2015.

Votimi për president të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) ka shkuar në rrethin e dytë, pasi asnjëri nga kandiatët nuk ka fituar dy të tretat e votave.

Presidenti aktual, Sepp Blatter, ka fituar 133 vota, ndërsa Princi i Jordanisë, Ali bin Hussein, 73 vota.

Rrethi i dytë kërkon shumicën e thjeshtë të 209 federatave.

Votimi vjen dy ditë pasi shtatë zyrtarë të FIFA-s janë arrestuar në Cyrih, nën akuzat për korrupsion, të ngritura nga Shtetet e Bashkuara.

Prokurorët zviceranë kanë hapur po ashtu hetime për mitmarrje dhe shpëlarje parash, të cilat lidhen me ofertat për organizimin e Kupës së Botës më 2018 në Rusi dhe më 2022 në Katar.

XS
SM
MD
LG