Ndërlidhjet

IS merr nën kontroll një aeroport të Libisë


Ilustrim

Ilustrim

Militantët e Shtetit Islamik (IS) në Libi kanë marrë kontrollin e aeroportit të qytetit Sirte.

Lajmi është bërë i ditur nga grupi ekstremist dhe nga një milici libiane, e cila është tërhequr nga aeroporti i qytetit bregdetar.

Shumica e Sirtes, vendlindjes së ish-liderit libian, Muammar Gaddafi, ka rënë nën kontrollin e IS-it javën e kalaur.

Aeroporti al-Ghardabiya po ashtu përmban një bazë ajrore, e cila është pushtuar nga milicitë, pasi është bombarduar nga forcat e NATO-s, gjatë betejës për rrëzimin e Gaddafit në vitin 2011.

XS
SM
MD
LG