Ndërlidhjet

Një tërmet i fuqishëm nënujor ka goditur pjesën jugore të Japonisë. Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se tërmeti ka pasur fuqinë prej 7.8 shkallësh të Richterit, ndërsa epiqendrën 874 km larg kryeqytetit Tokio.

Raporte për dëme serioze apo të plagosur nuk ka.
Po ashtu nuk është lëshuar alarm për cunami.

Në mars te vitit 2011, Japonia është goditur nga një tërmet dhe cunami shkatërrues që kanë lënë afro 20,000 njerëz të vrarë.

XS
SM
MD
LG