Ndërlidhjet

Rusia dërgon kërkesë në Londër për të bllokuar një ankand


Ilustrim
Ilustrim

Byroja ruse e Interpolit ka dërguar një kërkesë tek autoritetet britanike për të bllokuar ankandin e një pikture nga artisti ruso-armen, Ivan Aivazovsky.

Ministria e Brendshme e Rusisë tha më 30 maj se piktura ishte "vjedhur nga një koleksion privat në Moskë në vitin 1997".

Autoritetet ku do të hapet ankandi, thanë se piktura e vitit 1870, e cila është paraparë të ekspozohet për t'u shitur në Londër më 2 qershor, ka një vlerë të prej 2,3 deri në 4 milionë e 600 mijë dollarë, njofton agjencia e lajmeve Reuters.

Zyrtarët në Londër kanë thënë se ishin në dijeni të një pretendimi se piktura ishte vjedhur, por nuk kanë gjetur asnjë fakt se piktura mund të jetë vjedhur.

Ivan Aivazovsky, i cili ka jetuar ndërmjet viteve 1817 - 1900, ishte një artist i shkollës romantike.

XS
SM
MD
LG