Ndërlidhjet

Boko Haram vret së paku 11 veta në Nigeri


Ilustrim
Ilustrim

Militantët e Boko Haramit kanë sulmuar kryeqytetin e shtetit Borno në Nigeri.

Banorët dhe zyrtarë të sigurisë kanë thënë se së paku 11 njerëz janë vrarë në luftime.

Sulmi ka ndodhur një ditë pas inaugurimit të presidentit Muhammadu Buhari, i cili është zotuar se do të shkatërrojë grupin militant.

"Raketa e lëshuar nga Boko Harami ka goditur një shtëpi në zonën Bulumkutu dhe ka vrarë pesë njerëz. Djemtë tanë po ashtu kanë gjetur gjashtë trupa në lokacione të ndryshme", ka thënë Mohammed Bunu, pjesëtar i milicisë lokale.

Boko Haram bën përpjekje të krijojë shtet islamik në Nigeri.

Prejse ka nisur keyengritjen në vitin 2009, ka vrarë dhe rrëmbyer mijëra njerëz.

XS
SM
MD
LG