Ndërlidhjet

Politikanët e BE-së në listën e zezë të Rusisë


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët evropianë po kritikojnë Moskën për një listë të zezë me emra të politikanëve nga BE-ja që do ta kenë të ndaluar të shkojnë në Rusi.

Lista përmban 89 emra dhe është kompletuar nga autoritetet ruse. Një zëdhënëse e shefës së politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini tha se “e konsiderojmë këtë masë si krejtësisht arbitrare dhe të pa justifikueshme".

Presidenti i Parlamentit të BE-së, Martin Schulz, tha se veprimet e tilla "zvogëlojnë edhe më tej besimin e ndërsjellë".

Berlin tha se ka kërkuar sqarime nga Moska, duke shtuar se njerëzit që janë në listë kanë të drejtë të dinë se pse ata janë përfshirë aty.

Kryeministri hollandez, Mark Rutte, ka thënë se Moska ka bërë një listë të tillë në përgjigje ndaj sanksioneve të vëna nga BE-ja ndaj Rusisë me rastin e aneksimit të Krimesë nga Rusia.

XS
SM
MD
LG