Ndërlidhjet

Carter: Kina të ndalojë ndërtimin e ishujve të kontestuar


Ashton Carter
Ashton Carter

Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirje për "ndalim të menjëhershëm" të ndërtimit të ishujve dhe militarizimit të tyre në Detin e Kinës Jugore.

"Ne duam zgjidhje paësore të të gjitha mosmarrëveshjeve. Andaj, duhet të ndalojë çdo ndërtim i tokës", ka thënë sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter, në Singapor.

"Ne po ashtu kundërshtojmë militarizimin e mëtejshëm të territorit të kontestuar", ka shtuar Carter, një ditë pasi Pentagoni ka konfirmuar se Kina ka vendosur artileri mobile atje.

Përveç Kinës, pronësinë e ishujve në Detin e Kinës Jugore e pretendojnë edhe Vjetnami, Filipinet, Malajzia dhe Tajvani.

XS
SM
MD
LG