Ndërlidhjet

LDK-ja po mban Kuvendin zgjedhor


Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke mbajtur Kuvendin e VIII zgjedhor.

Në këtë Kuvend zgjedhor po marrin pjesë të gjithë delegatët e partisë, me përjashtim të atyre të degës së LDK-së në Gjermani e Zvicër, të cilët kanë mbetur jashtë.

Për të udhëhequr këtë parti pritet të garojnë kryetari aktual, Isa Mustafa, dhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani.

Lidhja Demokratike e Kosovës është subjekti i dytë më i madh politik në Kosovë.

Kjo parti ka pasur disa palë zgjedhje dhe tre kryetarë të ndryshëm.

XS
SM
MD
LG