Ndërlidhjet

logo-print

Taxhikistani hap hetime për Khalimovin


Gulmurod Khalimov

Gulmurod Khalimov

Autoritetet në Taxhikistan thonë se kanë hapur hetim për një zyrtar të lartë të policisë, të trajnuar në SHBA, i cili thuhet se i është bashkuar grupit të Shtetit Islamik në Siri.

Ish-komandanti i forcave speciale, Gulmurod Khalimov, është shfaqur në një video on-line me veshje të zeza, duke thënë se ai ka marrë pjesë në programet stërvitoret të amerikanëve tri herë.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Pooja Jhunjhunwala, e ka konfirmuar një gjë të tillë për CNN.

“Nga viti 2003-2014, kolonel Khalimov ka marrë pjesë në trajnime anti-terroriste në Shtetet e Bashkuara dhe Taxhikistan në kuadër të programit për luftën kundër terrorizmit”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Jhunjhunwala.

Khalimov, që flet rusisht në video, thotë se ajo që ai pa, gjatë trajnimit të tij u kthye kundër Shteteve të Bashkuara.

“Dëgjoni derra amerikanë, unë kam qenë tre herë në Amerikë. E pashë se si ju trajnoni ushtarë për të vrarë myslimanët. Ju i mësoni ushtarët tuaj se si të çrrënjosen myslimanët dhe islami”, thotë Kalimov në video.

“Ne do t’u gjejmë në qytetet tuaja, do t’u vijmë në shtëpi dhe do t’u vrasim”, thotë ekstremisti i IS-it.

XS
SM
MD
LG