Ndërlidhjet

logo-print

Në Sanaa goditen bazat ushtarake të rebelëve huthi


Ilustrim

Ilustrim

Koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite ka goditur bazat ushtarake të grupit rebel Huthi, me sulme nga ajri në kryeqytetin jemenas, Sanaa.

Këto luftime kanë sjellë edhe viktima.

Sulmet kanë nisur të dielën duke goditur një bazë ajrore pranë aeroportit në Sanaa dhe një tjetër në afërsi të pallatit presidencial.

Ministria e Brendshme saudite tha se një roje kufitare u vra dhe shtatë të tjerë u plagosën nga sulmet me raketa. Një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite është duke kryer sulme ajrore kundër rebelëve huthi, të cilët mbështeten nga Irani.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia, kishte filluar sulmet ajrore në Jemen në muajin mars, në përpjekje për të rivendosur presidentin jemenas, Abd-Rabbu Mansur Hadi, në pushtet.

OKB-ja thotë se më shumë se 1870 njerëz janë vrarë dhe rreth 7mijë janë plagosur në luftimet që nga marsi.

XS
SM
MD
LG