Ndërlidhjet

Takimi Kerry – Zarif, ende ka dallime


Pamje nga takimi i së shtunës i Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, dhe homologu të tij iranian, Mohammad Javad Zarif.

Pamje nga takimi i së shtunës i Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, dhe homologu të tij iranian, Mohammad Javad Zarif.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe homologu i tij iranian, ministri i Jashtëm, Mohammad Javad Zarif, kanë mbajtur takime në Gjenevë për t’i hapur rrugën një marrëveshjeje për programin bërthamor.

Një marrëveshje e tillë pritet të ndodhë deri në fund të qershorit.

Kerry dhe Zarif kanë pasur "takim të gjatë për të diskutuar për të gjitha çështjet", tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.

Abaz Araqchi, zëvendës i kreut të ekipit negociator të Iranit, citohet të ketë thënë se "dallimet janë ende evidente”.

Bisedimet e fundit pasojnë një marrëveshje paraprake e arritur më 2 prill ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Franca, Britania, dhe Gjermania, janë të përkushtuara për arritjen e një marrëveshjeje që synon ndalimin e Iranit për të punuar rreth programit bërthamor në këmbim të ndihmave dhe heqjes së sanksioneve.

XS
SM
MD
LG