Ndërlidhjet

I dërguari i OKB-së dënon sulmet në Siri


Staffan de Mistura

Staffan de Mistura

I dërguari i OKB-së për Siri, Staffan de Mistura, ka dënuar vrasjen e 71 civilëve nga bombat e helikopterëve të qeverisë siriane. Bombat nga helikopterët kanë ndodhur një ditë më parë në veri të Aleppos.

"Lajmi i bombardimeve ajrore nga helikopterët sirianë në një zonë ku ka pasur civilë, në Aleppo, meriton të dënohet ndërkombëtarisht", deklaroi De Mistura.

Një grup monitorues në Siri tha se nga bombardimet kanë mbetur edhe shumë persona të plagosur.

Organizata britanike për të Drejtat e Njeriut me seli në Siri, tha më herët se të paktën 59 njerëz janë vrarë në një treg në Al-Bábit, një qytet i kontrolluar nga grupi i Shtetit Islamik.

Ndërkaq, dymbëdhjetë veta janë vranë në Al-Shaar, një lagje e kontrolluar nga rebelët në Aleppo.

XS
SM
MD
LG