Ndërlidhjet

Ghani: Islamabadi të veprojë kundër militantëve talebanë


 Ashraf Ghani
Ashraf Ghani

Presidenti afgan, Ashraf Ghani, u ka shkruar një letër udhëheqësve të Pakistanit duke kërkuar që Islamabadi të ndërmarrë veprime të fuqishme kundër militantëve talebanë.

Ghani citohet të ketë thënë se u ka kërkuar zyrtarët pakistanezë të ndërmarrin hapa për t'i dhënë fund strehimit të talebanëve në vend dhe që Islamabadi të luftojë kundër fushatës së dhunshme nga grupet militante në Afganistan.

Agjencitë e inteligjencës në Pakistan dhe Afganistan, janë pajtuar të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën në luftën e këtyre dy shteteve kundër militantëve islamikë.

Memorandumi i mirëkuptimit është nënshkruar ndërmjet Inteligjencës së Ndër-shërbimit të Pakistanit dhe Drejtoratit Kombëtar të Sigurisë së Afganistanit.

Pakistani dhe Afganistani me vite të tëra kanë shkëmbyer akuza ndaj njëri -tjetrit se po përdorin talebanët për të destabilizuar palën tjetër, mirëpo marrëdhëniet janë përmirësuar dukshëm prejse Ashraf Ghani është zgjedhur presidentin i Afganistanit.

XS
SM
MD
LG