Ndërlidhjet

logo-print

Rihapen shkollat pas tërmetit në Nepal


Nepal

Nepal

Mijëra shkolla të dëmtuara nga tërmeti shkatërrues në Nepal, në muajin prill, kanë nisur të rihapen.

Mbi 25,000 klasë në rreth 8,000 shkolla janë shkatërruar nga tërmeti i 25 prillit, i cili ka pasur fuqinë e 7.8 shkallëve të Richterit dhe ka vrarë mbi 8,000 njerëz.

Shumë prej shkollave janë rindërtuar vetëm përkohësisht.

Orët e mësimit fillimisht do të fokusohen në trajtimin e fëmijëve nga trauma e katastrofës.

Këtë javë, Kombet e Bashkuara kanë thënë se një muaj pas tërmetit, bota duhet të sigurojë më shumë ndihma për të pastrehët në Nepal.

XS
SM
MD
LG