Ndërlidhjet

Skandali në FIFA: Bankat britanike bëjnë rishikime të brendshme


Ilustrim
Ilustrim

Dy banka britanike kanë nisur rishikime të brendshme për të parë nëse janë përdorur për pagesa të korruptuara nga zyrtarë të FIFA-s.

BBC thotë se bëhet fjalë për Standard Chartered dhe Barclays.

Të dyja bankat, ashtu si edhe HSBC, janë përmednur në paditë e FBI-së për 14 zyrtarë të FIFA-s, por nuk janë akuzuar për ndonjë keqbërje.

Shtatë nga 14 zyrtarët e FIFA-s janë arrestuar këtë javë në Zvicër.

Arrestimet kanë ndodhur dy ditë para zgjedhjeve të 29 majit për presidentin e ri të FIFA-s, në të cilat Sepp Blatter ka fituar mandatin e pestë.

Blatter është përballur me vetëm një kundërkandidat, Princin Ali të Jordanisë.

Ai ka fituar përkundër thirrjeve për të dhënë dorëheqje, për shkak të skandalit me korrupsion.

XS
SM
MD
LG