Ndërlidhjet

Basha uron Isa Mustafën


Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka uruar Isa Mustafën, kryetarin e porsazgjedhur të LDK-së.

Basha ka thënë se “rikonfirmimi i lidershipit tuaj është një akt besimi për përballimin me sukses të sfidave të drejtimit të LDK-së dhe një shtysë e fuqishme për përgjegjësitë e mëdha që ka LDK-ja dhe ju si kryetar i saj dhe Kryeministër i Kosovës për të sotmen dhe të nesërmen e qytetarëve të saj”, thuhet mes tjerash në urimin e Bashës.

Kryetari i PD-së ka shprehur bindjen se bashkëpunimi dhe marrëdhëniet historike mes Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të forcohen edhe më tej.

XS
SM
MD
LG