Ndërlidhjet

logo-print

Ministrja kroate do të garojë për shefe të OKB-së


Ministrja e Jashtme kroate, Vesna Pusiq

Ministrja e Jashtme kroate, Vesna Pusiq

Ministrja e Jashtme kroate, Vesna Pusiq, ka konfirmuar në një intervistë për gazetën “Independent” se do të garojë për sekretare të përgjithshme të Kombeve të Bshkuara.

“Do të kandidoj”, ka thënë ajo, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

“Është nder i madh për mua të jem pjesë e procesit”, ka thënë Pusiq.

Sekretarin e përgjithshëm të OKB-së e emëron Asambleja e Përgjithshme, me rekomandim të Këshillit të Sigurimit.

Praktika jozyrtare e rotacionit rajonal tregon se shefi i ri i OKB-së duhet të jetë nga Evropa lindore.

Zgjedhjet për sekretar të përgjithshëm të OKB-së do të mbahen në vitin 2016.

Sekretari aktual, Ban Ki-moon, ka shërbyer dy mandate.

XS
SM
MD
LG