Ndërlidhjet

Kerry kalon natën në spital


Kerry duke vozitur biçikletën - foto arkivi

Kerry duke vozitur biçikletën - foto arkivi

Sekrteari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka kaluar natën në një spital të Gjenevës, pasi ka thyer këmbën e majtë në një aksident me biçikletë.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, ka thënë se Kerry do të udhëtojë sot për në SHBA, për trajtim të mëtejshëm.

Aksidenti ka ndodhur të dielën në Francë.

Kerry ka anuluar pjesën e mbetur të turneut evropian, ku do të përfshihej edhe një konferencë ndërkombëtare për luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Kirby ka thënë se Kerry do të marrë pjesë nga largësia në konferencën e Parisit.

XS
SM
MD
LG