Ndërlidhjet

logo-print

UNICEF: Apel për 500 mln $ për Irakun


Ilustrim

Ilustrim

Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, ka thënë se të gjitha organizatat humanitare që veprojnë në Irak, do të apelojnë për një fond prej 500 milionë dollarësh, për krizën e krijuar nga grupi i Shtetit Islamik (IS).

Njoftimi vjen në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe një ditë para konferencës ndërkombëtare në Paris, për luftën kundër Shtetit Islamik.

Përfaqësuesi i UNICEF-it në Irak, Philippe Heffinck, ka thënë se “situata humanitare në Irak është pranë katastrofës”.

“Kemi nevojë urgjente për burime shtesë, për të vazhduar ndihmën”, ka thënë Heffinck.

Sipas UNICEF-it, tetë milionë irakianë kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare.

XS
SM
MD
LG