Ndërlidhjet

Petraeus: Edhe ushtri, edhe politikë kundër IS-it


Ish-drejtori i CIA-s, David Petraeus.

Ish-drejtori i CIA-s, David Petraeus.

Ish-drejtori i CIA-s, David Petraeus, ka thënë në një intervistë për BBC-në se militantët e Shtetit Islamik mund të mposhten vetëm përmes qasjes së dyfishtë – ushtarake dhe politike.

Ai e ka përshkruar grupin ekstremist si “armik të frikshëm”.

“Është vërtet një ushtri konvencionale që ka edhe elemente të kryengritjes, edhe elemente të rëndësishme terroriste”, ka thënë Petraeus.

I pyetur të krahasojë Shtetin Islamik me Al Kaidën – paraardhëse e tij në Irak, Petraeus ka thënë se Al Kaida “ka më shumë rrënjë në Irak dhe numër më të madh se IS-i“.

XS
SM
MD
LG