Ndërlidhjet

Falimenton kompania Malaysia Airlines


Vendi ku është rrëzuar MH17

Vendi ku është rrëzuar MH17

Kompania ajrore Malaysia Airlines ka “falimentuar teknikisht”, ka thënë shefi ekzekutiv i saj, derisa ka bërë publik planin e ristrukturimit dhe të shkurtimit të rreth 6,000 vendeve të punës.

Njoftimi pason dy katastrofa ajrore të kësaj kompanie, vitin e kalaur.

“Kemi falimentuar teknikisht. Rënia e perfomancës ka nisur shumë kohë para ngjarjeve tragjike të 2014-ës”, ka thënë Christoph Mueller.

Në mars të vitit të kaluar, fluturimi i Malaysia Airlines MH370 është zhdukur me 239 njerëz në bord. Aeroplani nuk është gjetur ende.

Katër muaj më vonë, fluturimi MH17 është rrëzuar nga një raketë e dyshuar tokë-ajër derisa ka qenë në hapësirën ajrore të Ukrainës.

Të 298 njerëzit në bord kanë humbur jetën.

XS
SM
MD
LG