Ndërlidhjet

Tërmet pranë impiantit bërthamor të Iranit


Bushehr, Iran
Bushehr, Iran

Autoritetet në Teheran kanë bërë të ditur se një tërmet prej 4.4 shkallësh të Richterit ka goditur rreth 110 kilometra në veriperëndim të Bushehrit, vendit ku ndodhet impianti i vetëm bërthamor funksional i Iranit.

Nuk ka raporte për dëme ose të plagosur.

Tërmeti me mganitudë 4.4 konsiderohet i lehtë nga sizmologët.

Impianti Bushehr, i cili ka hyrë në funksion në vitin 2011 me ndihmën e Rusisë, është projektuar për t’iu bërë ballë tërmeteve prej 8 shkallësh.

Irani përballet shpesh me tërmete.

Në vitin 2003, një tërmet prej 6.6 shkallësh të Richterit ka vrarë rreth 26,000 njerëz.

XS
SM
MD
LG