Ndërlidhjet

Drejtori i ATK-së dorëzon detyrën


Prishtinë

Prishtinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka emëruar ushtrues detyre të drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës Nahit Sharkun.

Emërimi vjen pas kërkesës për transferim nga drejtori i deritanishëm i këtij institucioni, Behxhet Haliti, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Financave.

"Sharku do të ushtrojë funksionin e u.d drejtorit të ATK-së deri në zgjedhjen e drejtorit të ri të këtij institucioni, i cili do të bëhet me konkurs të rregullt sipas ligjeve në fuqi", theksohet në njoftim.

Në Administratën Tatimore të Kosovës sot është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së drejtorit.

XS
SM
MD
LG