Ndërlidhjet

Lista e zezë ruse “nuk është e motivuar politikisht”


Ilustrim

Ilustrim

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Aleksei Meshkov, ka hedhur poshtë kritikat e Perëndimit se “lista e zezë” e Kremlinit, që u ndalon 89 politikanëve evropianë hyrjen në Rusi, është e motivuar politikisht.

Meshkov ka thënë se “qëllim i vetëm” është “t’iu lehtësohet jeta personave të përfshirë në listë”.

Tensionet midis Moskës dhe Perëndimit janë të larta për shkak të aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe mbështetjes së vazhdueshme të Moskës për separatistët në lindje të Ukrainës.

Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione kundër 151 rusëve dhe ukrainasve pro-rusë.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se lista e zezë e Kremlinit është “krejtësisht arbitrare dhe e pajustifikueshme, sidomos për shkak të mungesës së shpjegimit dhe transparencës”.

XS
SM
MD
LG