Ndërlidhjet

logo-print

Kuvendi nuk debaton për Gjykatën Speciale as këtë javë


Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës nuk do t'i shqyrtojë as këtë javë amandamentet kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk e ka sjellë ende në Kuvend projektligjin për Gjykatën Speciale, i cili, sipas koalicionit qeverisës, do të duhej të miratohej në të njëjtën ditë me amandamentet kushtetuese.

Këto komente, Veseli i ka bërë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

"Qëllimi është që të njëjtën ditë të votohet për amandamentet kushtetuese, të cilat kanë të bëjnë me dhomat e specializuara dhe të njëjtën kohë edhe për projektligjin. Kjo ka qenë arsyeja pse nuk kemi sot procedim të amandamenteve të gjykatës dhe kjo ka qenë arsyeja pse herën e kaluar e kemi shtyrë mbledhjen për shkak të mungesës së projektligjit, i cili pritet të vijë nga Qeveria e Republikës së Kosovës", ka theksuar Kadri Veseli.

XS
SM
MD
LG