Ndërlidhjet

Mustafa: Strategjia për të Drejtat e Fëmijëve, prioritet


Kryeministri Isa Mustafa.

Kryeministri Isa Mustafa.

Drejtoresha e UNICEF-it për Evropën qendrore dhe lindore, Marie Pierre Poirier, ka takuar sot në Prishtinë kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Takimet janë zhvilluar në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Si Mustafa, ashtu edhe Veseli kanë vlerësuar angazhimin në Kosovë të Agjencisë për Fëmijë të OKB-së.

Kryeministri po ashtu ka marrë pjesë në takimin e Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve, ku ka theksuar se qeveria e tij e ka vënë në prioritet hartimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve për pesë vjetët e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG