Ndërlidhjet

Microsoft lanson Windows 10-ën më 29 korrik


Ilustrim

Ilustrim

Gjiganti i teknologjisë, Microsoft, ka njoftuar se versioni i ri sistemit operativ Windows do të jetë në dispozicion për përdoruesit e kompjuterëve dhe tabletave nga data 29 korrik.

Softueri i ri Windows 10 do të jetë një përditësim pa pagesë për njerëzit që tashmë përdorin Windows 7-ën dhe Windows 8.1, në 190 vende.

Ky është një lansim i madh i Microsoft-it pas dështimit relativ të Windows 8-ës, më 2013.

Microsoft-i ka shpresa të mëdha për Windows 10-tën, pasi shpreson që ai të instalohet në miliarda pajisje deri më 2018.

XS
SM
MD
LG