Ndërlidhjet

OKB: Mbi 6,400 të vrarë në Ukrainë


Donjeck, Ukrainë
Donjeck, Ukrainë

Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se numri i të vrarëve në konfliktin në lindje të Ukrainës ka arritur në më shumë se 6,400.

Në raportin e publikuar sot, zyra për të drejta të njeriut e OKB-së ka thënë se 6,417 njerëz janë vrarë prejse ka nisur konflikti midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë.

Raporti thekson se shifrat janë një “vlerësim i matur” dhe se numrat aktualë mund të jenë dukshëm më të lartë.

OKB po ashtu thekson se rreth pesë milionë njerëz janë duke vuajtur pasojat e konfliktit, përfshirë 1.2 milion që janë zhvendosur brenda dhe jashtë vendit.

XS
SM
MD
LG