Ndërlidhjet

Çekia dhe Sllovakia reagojnë ndaj dokumentarit rus


Pragë
Pragë

Ministri i Jashtëm i Çekisë, Lubomir Zaoralek, ka thirrur në bisedë informative ambasadorin e Rusisë në Pragë, për të protestuar për një dokumentar, që flet për pushtimin sovjetik të Çekosllovakisë, më 1968.

Dokumentari është transmetuar nga televizioni shtetëror rus.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme çeke, Michaela Lagronova, ka thënë se ministri e cilëson dokumentarin si “mashtrues”.

Reagim ka pasur edhe nga Ministria e Jashtme e Sllovakisë, e cila ka thënë se filmi “bën përpjekje të rishkruajë historinë dhe të falsifikojë të vërtetën historike”.

Pushtimi i udhëhequr nga Bashkimi Sovjetik ka rrënuar përpjekjet për reformimin e regjimit komunist në Çekosllovaki, duke çuar në atë që njihet si Pranvera e Pragës.

Trupat sovjetike janë tërhequr vetëm pas Revolucionit të Kadifenjtë antikomunist, më 1989.

Filmi pretendon se pushtimi ka pasur për qëllim parandalimin e një grushtshteti të mbështetur nga Perëndimi.

XS
SM
MD
LG