Ndërlidhjet

Kërkohet hetim ndërkombëtar për ngordhjen e antilopëve


Ilustrim
Ilustrim

Shkencëtarët dhe aktivistët në Kazakistan kanë kërkuar nga autoritetet që të lejojnë ekspertët e jashtëm të ndihmojnë hetimin e ngordhjes së një numri të madh të antilopëve, në javët e fundit.

Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Bujqësisë u është kërkuar që të dërgojnë mostrat e kafshëve të ngordhura, të tokës dhe të ujit në laboratorë jashtë vendit.

Grupi i shkencëtarëve dhe aktivistëve po ashtu ka kërkuar që shtatë aktivistë të përfshihen në komisionin shtetëror për hetimin e ngordhjes masive të antilopëve saiga.

Ministria e Bujqësisë e Kazakistanit ka njoftuar sot se 127,000 antilopë saiga kanë ngordhur në javët e fundit.

XS
SM
MD
LG