Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga: Rajonit i duhet një vizion i përbashkët për zhvillim ekonomik


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, mori pjesë në hapjen zyrtare të Samitit 100, të liderëve të biznesit në Evropën Juglindore, në Portorozh të Sllovenisë.

Presidentja Jahjaga, e ftuar nga Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, ka marrë pjesë në Samit së bashku me presidentët e vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit.

Presidentja Jahjaga ka qenë pjesë e panelit të diskutimeve në kuadër të Samitit “ Marrëveshja e re për një Epokë të Re”, ku ka deklaruar se “në aspektin politik, në vitin e fundit, të gjitha vendet e rajonit të Evropës Juglindore, kanë treguar më shumë vullnet për të dialoguar duke krijuar kushte për bashkëpunim më të madh.

“Ne kemi hyrë në procese të ndërtimit të projekteve të përbashkëta rajonale dhe kemi treguar më shumë vullnet për marrëveshje”, citohet të ketë thenë presidentja Jahjaga.

Ajo ka shtuar se rajonit i duhet një vizion i përbashkët për zhvillim ekonomik.

XS
SM
MD
LG