Ndërlidhjet

logo-print

Mustafa kërkon mbështetje nga BERZH-i


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka takuar zëvendëspresidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Phil Bennett, me të cilin bisedoi për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe hapat që po ndërmerr Qeveria në këtë drejtim.

Kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit dhe njëkohësisht ka kërkuar mbështetjen e BERZH-it në shumë fusha të zhvillimit ekonomik, duke përfshirë sektorin privat dhe atë publik, të cilat do të kenë ndikim në hapjen e vendeve të punës dhe rritjen e mirëqenies sociale për qytetarët e Kosovës, thuhet në një komunikatë nga kryeministria.

Siç thuhet në komunikatë, zëvendëspresidenti i BERZH-it, Phil Bennett, me kryeministrin ka folur për projektet e BERZH-it dhe përkrahjen e mëtutjeshme që mund të ofrojë për Kosovën.

XS
SM
MD
LG