Ndërlidhjet

logo-print

Pesë viktima të reja në lindje të Ukrainës


Ilustrim

Ilustrim

Pesë persona kanë vdekur në lindje të Ukrainës, pavarësisht marrëveshjes për arëmpushim midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë.

Ushtria e Ukrainës ka thënë sot se tre ushtarë janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në luftimet gjatë 24 orëve të fundit.

Rebelët, në anën tjetër, kanë thënë se dy civilë janë vrarë dhe pesë janë plagosur nga bombardimet më 31 maj.

Raportet për viktima vijnë në të njëjtën ditë kur Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se numri i të vrarëve në lindje të Ukrainës ka arritur në më shumë se 6,400.

Konflikti në këtë zonë ka nisur qysh në prill të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG