Ndërlidhjet

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka arritur në SHBA


Ilustrim
Ilustrim

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur në Shtetet e Bashkuara të hënën pas një fluturimi nga Evropa, ku theu këmbën e tij në një aksident me biçikletë.

Pas arritjes në aeroportin Logan të Bostonit, Kerry është nisur menjëherë për në Massachusetts në një spital, ku do t’i nënshtrohet mjekimit të mëtejshëm, tha në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby.

Kerry, 71 vjeç, ka thyer këmben e djathtë të dielën, derisa po merrte pjesë në garën e çiklizmit Tour de France në rajonin Haute Savoie.

Kerry ka qenë në Gjenevë për negociata të shtunën me ministrin e jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif dhe pas aksidentit ka anuluar vizitën e planifikuar në Madrid dhe Paris.

XS
SM
MD
LG