Ndërlidhjet

logo-print

Kinë: Një anije me 458 persona është fundosur


Mediat shtetërore në Kinë, raportojnë se një anije me 458 persona është fundosur në provincën Hubei të Kinës.

Vetëm 12 persona deri tash thuhet se kanë arritur që të shpëtojnë, duke përfshirë kapitenin e anijes dhe inxhinierin, i cili ka deklaruar se anija është fundosur me shpejtësi, pasi është përfshirë nga një stuhi.

Të dy këta persona janë marrë në paraburgim. Disa pasagjerë që kanë qenë në anije, nga ekipet e shpëtimit janë dëgjuar duke bërë thirrje për ndihmë.

Në mesin e personave në bord kanë qenë 406 turistë, të moshës prej 50 deri në 80 vjeç, të cilët ishin në një turne të organizuar nga një kompani e Shangait.

Po ashtu në bord kanë qenë edhe 47 anëtarë të ekuipazhit. Kryeministri kinez Li Keqiang ka shkuar në vendin e ngjarjes.

XS
SM
MD
LG